spot_img
E diel, 23 Nëntor, 2025
23:17
HomeKulturëBashkia e Durrësit çel thirrjen për projekte për vitin 2025

Bashkia e Durrësit çel thirrjen për projekte për vitin 2025

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Promovimi i i artit, trashëgimisë kulturore dhe sportit, mbetet një nga vizionet e bashkisë së Durrësit, që çdo vit nxitet përmes shpalljes së thirrjeve për projekte përgjatë këtij viti.

Kryebashkiakja e këtij qyteti, Emiriana Sako ka bërë me dije sot se institucioni që ajo drejton mbetet i angazhuar për promovimin e artit, kulturës, trashëgimisë dhe sportit.

- Advertisement -

“E udhëhequr nga vizioni për ta shndërruar qytetin në një qendër të rëndësishme kulturore, turistike dhe sportive, shpall Thirrjen për Projekte për vitin 2025. Në bashkëpunim me Drejtorinë e Arsimit, Kulturës, Rinisë, Sporteve dhe Komuniteteve Fetare, kjo iniciativë synon të krijojë një mjedis frymëzues dhe mbështetës për komunitetin artistik, kulturor dhe sportiv”, thotë Sako, raporton atsh.

Sipas saj, qëllimi i kësaj thirrjeje është gjallërimi i jetës kulturore dhe sportive të qytetit, si dhe nxitja e zhvillimit ekonomik vendor, duke kontribuar në pasurimin e identitetit dhe dinamizmit të Durrësit.

- Advertisement -

“Thirrja për aplikimin e projekteve kulturore ka për qëllim mbështetjen e projekteve që realizohen brenda territorit të Bashkisë Durrës, përfshirë festivale, inovacione teknologjike për promovimin e trashëgimisë kulturore, promovimin e sportit dhe aktivitetet sportive, në sektorin e industrive krijuese, publikime që lidhen me pasurinë kulturore të Durrësit dhe shumë të tjera. Projektet e pranuara duhet të zbatohen në vitin buxhetor 2025”, thuhet në postimin e Sakos në rrjetet sociale.

Kryetarja e bashkisë së Durrësit nënvizon se periudha e aplikimit për projektet vijon deri më 25 shkurt 2025, ndërsa aplikimet mund të dorëzohen në formën e printuar pranë Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun pranë Bashkisë Durrës ose në adresën e e-mail-it: info@durres.gov.al.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat