spot_img
E martë, 30 Shtator, 2025
09:58
HomeRajoniShqipëriaBerisha: Do të shpallim lëvizjen për mbrojtjen e Kushtetutës

Berisha: Do të shpallim lëvizjen për mbrojtjen e Kushtetutës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për mediet tha se PD do të padisë ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha dhe drejtorin e Policisë së Shtetit Ilir Prodën për shkak se Policia e Shtetit nuk mori masa gjatë tubimit të organizuar në mbështetje të kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliajt, para ambienteve të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Sipas Berishës, “akte të tilla që destabilizojnë vendin në një moment zgjedhjesh, janë të dënueshme”.

- Advertisement -

“PD, duke dënuar me forcën më të madhe, deklaron se do dërgojë për ndjekje penale ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë dhe vetë Edi Ramën për aktin e paprecedent, të pashembullt që ka ndodhur dje, kur segmente të shtetit ngrihen me dhunë kundër institucioneve të tjera”, tha Berisha.

Berisha shtoi se “në qoftë se këta vazhdojnë të thërrasin protesta, do të përballen me opozitën”.

- Advertisement -

Berisha i cilësoi grumbullimet në mbështetjet të tij para ambienteve të SPAK si “konferenca shtypi”.

“Asnjë protestë nuk është thirrur nga opozita. Ato kanë qenë konferenca shtypi dhe do të jenë konferenca shtypi. Dhe siç jeni ju të gjithë dëshmitarë, nuk është kryer as akti më i vogël. Unë shkoj bëj konferenca shtypi dhe sjellin aty 500 policë”, tha Berisha.

“Po, meqenëse unë kam vendosur të bëj transparencë, nuk është shkuar asnjëherë përpara gjykatës. Nuk mundet të ndodhë kjo që ndodhi”, tha Berisha më tej.

Berisha i bëri thirrje kreu të qeverisë “që mos të destabilizojë vendin”, përndryshe tha më tej “se opozita do të përgjigjet me një kundërprotestë”.

“Edhe njëherë i them mos guxo të marrësh aktin më të vogël të dhunës, të bësh presione banditeske ndaj një pushteti që në Kushtetutë dhe ligj është i pavarur. Mos guxo se popullin do ta kesh edhe në Surrel”, u shpreh Berisha.

“Sigurisht ne do mbrojmë Kushtetutën. Atëherë do të shpallim lëvizjen për mbrojtjen e Kushtetutës”, tha Berisha.

“Kur antishteti vepron në këtë mënyrë, kur narkoshteti vepron në këtë mënyrë, qytetarëve nuk u ngelet gjë tjetër vetëm mbrojtja e Kushtetutës. Absolutisht po dal në mbrojtje të Kushtetutës. Po mbroj dhe do të mbroj Kushtetutën dhe nuk do të pranoj kurrë më atë që ndodhi”, u shpreh Berisha.

Në lidhje me deklaratat e tij ndaj SPAK-ut, Berisha tha se vlerëson në shkallë maksimale çdo punonjës të SPAK, të gjykatës, të policisë dhe të çdo institucioni tjetër që zbaton ligjin, pavarësisht nga bindjet e tij.

“Ai që zbaton ligjin, ai është shërbëtor dinjitoz i shtetit dhe i qytetarëve. Nuk mundem kurrë të pajtohem me prokurorë apo gjykatës që flenë mbi krimin. Që pasurohen në pazare me krimin dhe këtë besoj që një qytetar, një shtetar, një zyrtar nuk mund të pajtohet kurrë”, tha ai.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat