spot_img
E enjte, 5 Mars, 2026
12:52
HomeSiguriaPoliciaAksident në Shkrel të Rugovës: Autobusi rrokulliset dhe lëndohen 17 persona

Aksident në Shkrel të Rugovës: Autobusi rrokulliset dhe lëndohen 17 persona

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Një autobus ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur në fshatin Shkrel të Rugovës, duke lënë të lënduar 17 persona, sot pak pas mesnate.

Lajmin për media e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili tha se të lënduarit janë dërguar në emergjencë për trajtim.

- Advertisement -

“Sot rreth orës 00:50, Policia është njoftuar për një vetaksident i cili ka ndodhur ne fshatin Shkrel-Rugovë, në këtë vetaksident ishte i përfshirë një autobus i cili ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur. Si pasojë shtatëmbëdhjetë (17) persona kanë pësuar lëndime trupore, të njëjtit janë dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë për tretman mjekësor, rasti është duke u hetuar nga Njësia e Trafikut Rajonal”, tha Rugova.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat