spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
12:45
HomeKosovaDrejtësiaAktakuza ndaj Milan Radoiçiqit dhe 41 të tjerëve ende pa vendim në...

Aktakuza ndaj Milan Radoiçiqit dhe 41 të tjerëve ende pa vendim në Gjykatë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kanë kaluar mbi 150 ditë nga ngritja e aktakuzës më të bujshme në Kosovë, atë për rastin e sulmit terrorist në Banjskë, në të cilin u vra një zyrtar policor.

Përvec tre personave që janë në paraburgim, për gjykimin e 42 të tjerëve që nuk janë të arritshëm për drejtësinë e Kosovës, nuk dihet se si do të vazhdohet.

- Advertisement -

Gjykata Themelore në Prishtinë, ende nuk ka vendosur për ta, e për të vazhduar me gjykimin ndaj Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq e Dushan Maksimoviq është në pritje të Apelit.

Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se lidhur me tre të pandehurit në këtë çështje penale, lënda gjendet me ankesë në Gjykatën e Apelit, ndërsa lidhur me çështjen e gjykimit në mungesë, ende nuk është marr vendim nga Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë”, – Gjykata Themelore në Prishtinë.

- Advertisement -

Ish kryetari i gjykatës së Apelit, Hasan Shala thotë se gjykata Supreme është dashur të sqarojë të gjitha dilemat, dhe se për Kosovën e sistemin e drejtësisë është e rëndësishme që ky rast të marr formë të prerë.

Gjykata Supreme nuk e ka dhënë mendimin që me i ndihmu gjyqtarit, është dashur të jetë shumë konciz dhe ta thotë fjalën e vet si institucioni më i lartë në sistemin e drejtësisë, kështu që të thotë po ka drejtë gjykohet ose jo, por ajo ka dhënë kompromision më të keq, gjyqësorit nuk i lejohet një kompromis i tillë”, – ka thënë Hasan Shala – Ish kryetar i Gjykatës së Apelit.

Ndërkohë që Gzim Shala nga IKD, thotë se sistemi i drejtësisë nuk ka se çfarë të bëjë në situatën që është por ndërkombëtarët duhet të rrisin presionin karshi Serbisë.

Aktakuza ndaj Milan Radoiçiqit e 41 të tjerëve mbetet në sirtar të gjykatës

Duke pasur parasysh afatet e kodit të procedurës penale dhe ndërlikueshmërinë e këtij rasti nuk mund të themi që kemi rënë në vonesë, sa i përket trajtimit të këtij rasti sa i përket personave të tjerë që janë të paarritshëm për drejtësinë gjykimi për të njëjtit është veçuar dhe mund të vazhdoj vetëm kur të jenë të arritshëm për drejtësinë, aktualisht sistemi i drejtësisë nuk ka çfarë të bëjë, dhe është shumë e rëndësishme që bashkësia të bëjë presion te shteti serb, që Serbia të mos shfrytëzohet si parajsë e kriminelëve”, – ka thënë Gzim Shala – Hulumtues në IKD, raporton Dukagjini.

Gjyqtari Arben Hoti, në seancën fillestare vendosi të veçojë procedurën, ndaj 42 personave që janë në arrati, e të kërkoj mendim nga Gjykata Supreme, por që kjo e fundit e la në dorë të gjyqtarit të vendos për këtë.

Milan Radoiçiq, si lider i grupit, e 44 persona të tjerë, akuzohet nga Prokuroria Speciale e Kosovës, për vepra penale kundër rendit kushtetues të Kosovës, e për vepra penale të terrorizmit.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat