spot_img
E martë, 30 Shtator, 2025
09:57
HomeRajoniShqipëriaVeliaj kundërshton vendimin e 9 shkurtit të dhënë nga GJKKO

Veliaj kundërshton vendimin e 9 shkurtit të dhënë nga GJKKO

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka apeluar vendimin e dhënë në 9 shkurt nga gjyqtari Erion Bani, vendim që çoi në arrestimin e tij më 10 shkurt.

Kërkesa për apelin është dorëzuar në Sekretarinë e Gjykatës së Posaçme më 14 shkurt dhe pritet të shqyrtohet më 17 shkurt.

- Advertisement -

Mbrojtja e Veliajt ka njoftuar se po pret zbardhjen e vendimit të 12 shkurtit, kur masat e sigurimit për kryebashkiakun u rikonfirmuan, dhe më pas do të kërkojnë një ankim të ri.

Erion Veliaj mbahet aktualisht në paraburgim në Durrës, pas kërkesës së SPAK për akuzat e korrupsionit pasiv dhe pastrimit të parave.

- Advertisement -

Hetimi ka zbuluar se Veliaj ka dhënë leje ndërtimi për biznesmenët, të cilët i kanë paguar ato përmes OJF-ve të bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, duke financuar aktivitete artistike dhe konsulencë ligjore.

Në seancën e 12 shkurtit, Gjykata e Posaçme rikonfirmoi masën “arrest në burg” për Veliajn dhe biznesmenin Elman Abule, ndërsa disa të tjerë morën masa të tjera, përfshirë detyrim paraqitje.

Për bashkëshorten e Veliajt, Ajola Xoxa, gjyqtari vendosi të zbusë masën, duke e kaluar nga arresti shtëpiak në detyrim paraqitje, ndryshe nga kërkesa e prokurorëve për vazhdimin e arrestit shtëpiak.

Deri tani, masa detyrim paraqitje për biznesmenin Sokol Kryeziu nuk është ekzekutuar, pasi ai është jashtë vendit.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat