spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
08:10
HomeRajoniMaqedonia e VeriutArrestimi i ish-ushtarit të UÇK-së, reagon VLEN, akuzon BDI-në

Arrestimi i ish-ushtarit të UÇK-së, reagon VLEN, akuzon BDI-në

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Koalicioni në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, VLEN kanë bërë të ditur se kanë ndërmarrë masa urgjente për të vërtetuar gjendjen faktike për arrestimin e Emin Bajramit nga autoritetet e vendit.

“Po të mos ishte arratisur Artan Grubi nga i njëjti kufi, kjo sot nuk do të ndodhte! Është e turpshme që BDI ende guxon të hapë gojën, kur pikërisht hajdutët e saj janë fajtorët për dëmet ndaj shqiptarëve. Koalicioni VLEN po ndërmerr masa urgjente për të vërtetuar gjendjen faktike dhe tashmë ka nisur veprimet në lidhje me arrestimin e Emin Bajramit”, thonë nga VLEN-i.

- Advertisement -

Kujtojmë se Emin Bajrami, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është arrestuar nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut gjatë hyrjes në Bllacë, në bazë të fletarrestit ndërkombëtar të Serbisë.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat