spot_img
E martë, 10 Mars, 2026
06:53
HomeKosovaZgjedhjet 2025KQZ: 63.60 % e vendvotimeve janë numëruar, nis edhe numërimi në Veri

KQZ: 63.60 % e vendvotimeve janë numëruar, nis edhe numërimi në Veri

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se në bazë të dhënave të pranuara nga Qendrat Komunale të Numërimit, në të cilat është duke vazhduar apo ka përfunduar procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë nga Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, deri më 16 shkurt në orën 16:00, janë numëruar 63.60 % e vendvotimeve apo 1,611 nga 2,533.

Sipas KQZ-së procesi i numërimit të votave ka përfunduar në 14 Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) në komunat: Deçan, Kamenicë, Novobërdë, Obiliq, Shtërpcë, Suharekë, Viti, Junik, Mamushë, Hani i Elezit, Ranillug, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut.

- Advertisement -

Ndërkohë, sot në orën 16:00, procesi i numërimit ka filluar edhe në QKN-në e komunave Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.

Procesi i numërimit është duke vazhduar në 24 Qendra Komunale të Numërimit.

- Advertisement -

Në tabelën e mëposhtme paraqitet progresi i numërimit të vendvotimeve sipas komunave:

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat