spot_img
E martë, 10 Mars, 2026
06:55
HomeKosovaZgjedhjet 2025KQZ: Janë numëruar votat për kandidatë në 73.23 % të vendvotimeve

KQZ: Janë numëruar votat për kandidatë në 73.23 % të vendvotimeve

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë deri të dielën ka përfunduar në 73.23 për qind të vendvotimeve.

“Sipas të dhënave të pranuara nga Qendrat Komunale të Numërimit, në të cilat është duke vazhduar apo ka përfunduar procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë nga Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, deri në përfundim të ditës së diel, 16 shkurt, janë numëruar 73.23% e vendvotimeve apo 1,855 nga 2,533.”

- Advertisement -

Procesi i numërimit ka përfunduar në 19 qendra komunale të numërimit në: Deçan, Istog, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Shtërpcë, Suharekë, Viti, Junik, Mamushë, Hani i Elezit, Ranillug, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut.

“Procesi i numërimit do të vazhdojë ditën e martë, në 19 Qendra Komunale të Numërimit. Në tabelë paraqitet progresi i numërimit të vendvotimeve sipas komunave.”

- Advertisement -

Mund të jetë një imazh i teksti

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat