spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
19:48
HomeBotaAmerikaMoti i acartë në disa pjesë të SHBA-së, temperaturat arrijnë deri në...

Moti i acartë në disa pjesë të SHBA-së, temperaturat arrijnë deri në -50 gradë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Moti i ashpër kaploi tjera të Shteteve të Bashkuara të hënën pasi që stuhitë dimërore përfshin pjesën lindore gjatë fundjavës, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 10 personave, në mesin e tyre edhe 9 viktimat e vërshimeve Kentaki, që u shkaktuan nga shiu.

Shërbimi Kombëtar Meteorologjik paralajmëroi për “një të ftoftë të rrezikshëm” të martën, me temperatura që parashihen të bien deri në – 51 gradë Celsius në Montana, të shoqëruara me erëra të forta.

- Advertisement -

Meteorologët thonë se disa shtete do të përjetojnë stuhinë e dhjetë dhe më të ftohtën për këtë stinë, që po vjen nga drejtimi i Arktikut.

Në Kentaki, Guvernatori Andy Beshear njoftoi të dielën se numri i të vdekurve kishte arritur në 9.

- Advertisement -

Ai tha se të paktën 1 mijë persona, të ngujuar nga vërshimet, ishin shpëtuar. Presidenti Donald Trump miratoi kërkesën e Kentakit për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe autorizoi Agjencinë Federale për Menaxhimin e Situatave të bashkërendojë përpjekjet për të ofruar ndihmë në këtë shtet.

Guvernatori Beshear tha se shumica e viktimave e kishin pësuar kur makinat e tyre ishin bllokuar nga niveli i lartë i ujit. Në mesin e viktimave ishte një nënë me fëmijën e saj 7 vjeç, raporton voa.

Në Alabama, stuhia kishte shkatërruar disa shtëpi mobile, drunjtë dhe kishte dëmtuar përçuesit e energjisë elektrike, por nuk kishte viktima në njerëz.

Në Atlantë, një person humbi jetën pasi një dru i madh ra mbi shtëpinë e tij të dielën në mëngjes, sipas autoriteteve.

Në Dakotën e Veriut, erërat e ftohta dhe temperaturat e ulëta pritet të zbresin deri në – 50 gradë Celsius, ndërkohë që ky shtet mbetet nën “paralajmërimin për acar”.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat