spot_img
E martë, 10 Mars, 2026
05:10
HomeKosovaZgjedhjet 2025Mbi 2 mijë zarfe me fletëvotime nga diaspora refuzohen

Mbi 2 mijë zarfe me fletëvotime nga diaspora refuzohen

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Zëdhënës i KQZ-së, Valmir Elezi, gjatë një konference ka treguar se procesit të vlerësimit i janë nënshtruar 28 mijë e 99 pako nga votimi jashtë Kosovës.

Prej tyre 2 mijë e 57 pako janë refuzuar.

- Advertisement -

“Ndërkaq lidhur me aspektet tjera të procesit zgjedhor ju njoftojmë se po vazhdon procesi i vlerësimit të pakove me fletëvotime nga votimi jashtë Kosovës, respektivisht nga votimi përmes postës. Nga data 9 shkurt kur ka filluar vlerësimi i tyre dhe deri më tani këtij procesi i janë nënshtruar rreth 28 mijë e 99 pako prej të cilave janë aprovuar 26 mijë e 13, ndërkaq janë refuzuar 2 mijë e 57.”

Arsyeja e refuzimit të tyre, Elezi thotë se është që “ato janë dërguar nga persona që janë anuluar gjatë regjistrimit si votues jashtë Kosovës, u mungon dëftesa e regjistrimit apo janë dërguar më shumë se një herë”.

- Advertisement -

Elezi shtoi se gjatë votimit përmes postës KQZ ka pranuar 69 mijë pako me fletëvotime dhe në fund do të dihet numri i pakove që do t’i nënshtrohen numërimit.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat