spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
16:06
HomeTeknologjiKurti: E-Kosova tani edhe si aplikacion mobil për iOS dhe Android

Kurti: E-Kosova tani edhe si aplikacion mobil për iOS dhe Android

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një postimi në profilin e tij në “Facebook” ka njoftuar se e-Kosova tani është edhe si aplikacion mobil për iOS dhe Android.

Ai ka thënë edhe se të gjitha shërbimet tashmë janë në dispozicion online, në e-Kosova.

- Advertisement -

Postimi i plotë:

e-Kosova tani edhe si aplikacion mobil për iOS dhe Android.

- Advertisement -

Me më shumë se 1 milion përdorues të regjistruar dhe mbi 220 shërbime elektronike të zhvilluara, e-Kosova është dritarja jonë digjitale për qytetarët dhe bizneset.

Certifikatat e gjendjes civile, certifikatat e pronës dhe kopjet e planit, obligimet e tatimit në pronë e gjobat në trafik, vazhdimi i regjistrimit të veturës, certifikata për historinë penale, aplikimet për shtesa, benefite, grante e subvencione, pagesat elektronike, e së fundmi edhe raporti kreditor – të gjitha këto shërbime dhe shumë të tjera tani janë në dispozicion online në e-Kosova, më lehtë se kurrë më parë!

Vazhdojmë me digjitalizimin për shërbime më të mira për të gjithë!

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat