spot_img
E diel, 23 Nëntor, 2025
23:52
HomeKulturë“Trashëgimia letrare e Dritëro Agollit”

“Trashëgimia letrare e Dritëro Agollit”

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit u organizua aktiviteti “Trashëgimia letrare e Dritëro Agollit”, me pjesëmarrjen e studiuesve dhe lexuesve të shkrimtarit të madh.

Në aktivitet u analizua figura e Dritëroit në shumë dimensione.

- Advertisement -

Analiza e profesor Behar Gjokës u përqendrua te proza e shkrimtarit të madh, veçanërisht te romanet e tij “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” dhe “Njeriu me top”.

Sipas tij, satira te “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” ishte rebelim ndaj kohës, ndërsa “Njeriun me top”, e quajti analizë sociale të fshatit, zakoneve të tij, të marrëdhënieve të njeriut me pronën, vatrën familjare, etj.

- Advertisement -

Studiuesja Rovena Vata foli për poezinë e Dritëro Agollit, larminë e saj, duke veçuar shpirtin e tij lirik që mbizotëron në të gjithë krijimtarinë e tij.

Ndërsa, pedagogia Anila Mullahi vlerësoi rëndësinë e krijimtarisë së Agollit, pas viteve ’90, që është pak e analizuar, ndonëse është e konsiderueshme nga pikëpamja sasiore.

Madje, ka vepra si “Arka e djallit” që sipas saj, mund të quhen fare mirë, kryevepra.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat