Paraqitja e shkëlqyeshme e Edon Zhegrovës me ekipin e tij francez, Lille në fitoren e madhe kundër Real Madridit dhe përzgjedhja e tij si lojtari më i mirë i ndeshjes, ka detyruar edhe Federatën e Futbollit të Kosovës që të reagoj.
Shtëpia e futbollit kosovar pak kohë më parë kishte dënuar Zhegrovën për sic kanë thënë shkelje të rregullave të qëndrimit të ekipit, një akuzë që Edoni e ka kundërshtuar.
“10-shi i Kombëtares së Kosovës mbrëmë u shpall “Lojtari i ndeshjes” në përballjen e ekipit të tij, LOSC Lille, kundër klubit mbretëror Real Madrid, në kuadër të garës më të madhe të klubeve, Ligës së Kampionëve, të cilën e fituan me rezultat 1:0. Zhegrova në këtë ndeshje luajti për 90 minuta dhe ishte lojtari kyç në fitoren e rëndësishme të ekipit të tij, me 62 prekje me topin, 88% saktësi të pasimeve dhe shtatë duele të fituara”, thuhet në reagimin e FFK-së.