spot_img
E martë, 10 Mars, 2026
05:08
HomeKosovaZgjedhjet 202583 % e vendvotimeve janë numëruar, Prishtina pritet të përmbyllë procesin nesër

83 % e vendvotimeve janë numëruar, Prishtina pritet të përmbyllë procesin nesër

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Numërimi i votave për 1280 kandidatët nga 28 subjekte politike që garuan më 9 shkurt për të zënë ulëse në Kuvendin e Kosovës po shkon drejt fundit.

Deri sot në mesditë janë numëruar mbi 83 për qind e votave, apo rreth 2100 vendvotime nga 2533 sa ishin në total.

- Advertisement -

Po ashtu, nesër në mesditë pritet të përmbyllet procesi i numërimit edhe në kryeqytet, si vendi me më së shumti kuti votimi në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Nga 258 vendvotime sa pati Prishtina, kanë mbetur edhe 66 kuti që ende nuk janë numëruar, derisa në Qendrën e Numërimit janë shtuar edhe dy njësi monitoruese për të përshpejtuar procesin.

- Advertisement -

Pasi të përfundojë numërimi i votave për kandidatët, do të fillojë numërimi i votave nga diaspora, ato me kusht dhe votat e personave me nevoja të veçanta.

Fillimisht, procesi i numërimit nisi me telashe, duke bërë që në shumë raste gjithçka të kthehej nga fillimi, çka shkaktoi vonesa në punë.

Madje, KQZ-ja kishte menduar edhe një “plan B” nëse numërimi përmes sistemit nuk do të funksiononte, për t’iu kthyer metodës së vjetër të numërimit përmes formularëve.

Por, telashet me sistem u rregulluan dhe në shumë komuna është përmbyllur procesi i numërimit.

Kur të përfundojë numërimi, do të hapet rruga për certifikimin e rezultateve zgjedhore nga KQZ-ja.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat