spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
09:33
HomeLajmePeci bën punë të mirë në Veri – Por e zgjat më...

Peci bën punë të mirë në Veri – Por e zgjat më shumë se mbiemri i tij.

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Sovraniteti gjuhësor rikonfirmohet në Zveçan: Tabela në gjuhën qhqipe vendosen pas 25 vitesh thotë Peci, i pari i Zveçanit

Storm/Veriu: Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, ka bërë të ditur vendosjen e tabelave në gjuhën shqipe dhe gjuhë të tjera në këtë komunë, duke përfshirë mesazhe si “Mirë se vini” dhe “Rruga e mbarë”. Pas 25 vitesh, ky hap përfaqëson një moment të rëndësishëm për komunën e Zveçanit, ku për herë të parë janë vendosur tabela informuese në shqip.

- Advertisement -

“Mirë se vini në Zveçan! Pas 25 vitesh, kemi arritur të vendosim tabelat informuese në shqip dhe në gjuhë të tjera në komunën tonë,” deklaroi Peci, duke nënvizuar rëndësinë e tyre si për banorët, ashtu edhe për vizitorët e shumtë që e frekuentojnë këtë komunë.

Ai theksoi se këto tabela jo vetëm që ofrojnë ndihmë dhe orientim, por edhe reflektojnë vlerat e diversitetit dhe bashkëjetesës që janë të rrënjosura thellë në këtë zonë.

- Advertisement -

“Ky është një hap që tregon angazhimin tonë për promovimin e gjuhëve zyrtare në hapësirat publike,” tha kryetari i komunës, duke nënvizuar rëndësinë e respektimit të gjuhëve zyrtare në Republikën e Kosovës.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat