spot_img
E enjte, 5 Mars, 2026
18:51
HomeSiguriaUshtarët turq të KFOR-it patrullojnë në shumë komuna të Kosovës

Ushtarët turq të KFOR-it patrullojnë në shumë komuna të Kosovës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ushtarët turq të KFOR-it, të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje, kanë kryer patrullime rutinë në shumë komuna anembanë Kosovës.

KFOR në njoftim tha se këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.

- Advertisement -

KFOR-i përsëriti se vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

- Advertisement -

KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat