spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
08:32
HomeEx-BRSSInvazioni“Reuters”: Moska mund të ofrojë 300 miliardë dollarë nga asetet e ngrira...

“Reuters”: Moska mund të ofrojë 300 miliardë dollarë nga asetet e ngrira për “rindërtimin e Ukrainës”

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Rusia mund të ofrojë 300 miliardë dollarë vlerë nga asetet e ngrira në Evropë, për “rindërtimin e Ukrainës”, si pjesë e marrëveshjes së mundshme për paqe me SHBA.

Kështu shkruan agjencia e lajmeve “Reuters” e cila thotë se Rusia do të insistojë që një pjesë e parave të shpenzohet në një të pestën e territorit që forcat ruse kontrollojnë.

- Advertisement -

Rusia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë zhvilluar bisedime për përfundimin e luftës në Ukrainë më 18 shkurt në Arabinë Saudite dhe të dy presidentët, i SHBA-së Donald Trump dhe i Rusisë, Vladimir Putin, kanë deklaruar se shpresojnë që të takohen në të ardhmen e afërt.

Pas fillimit të pushtimit të Ukrainës nga Rusia në vitin 2022, SHBA-ja dhe aleatët e saj ndaluan transaksionet me Bankën Qendrore të Rusisë dhe Ministrinë e Financave, duke bllokuar 300 deri në 350 miliardë dollarë të aseteve sovrane të Rusisë, kryesisht obligacione qeveritare evropiane, amerikane dhe britanike të mbajtura në një depozitë evropiane sigurimesh.

- Advertisement -

Një vit më parë, Banka Botërore ka llogaritur se rindërtimi i Ukrainës do të kushtonte rreth 486 miliardë dollarë.

Kremlini nuk i ka komentuar këto teza të publikuara në media, ndërsa kërkesat kryesore të Rusisë për të ndaluar luftimet përfshijnë tërheqjen e trupave të Kievit nga territoret që Rusia i pretendon si të vetat dhe të shuajë ambiciet e Ukrainës për anëtarësim në NATO.

Ukraina kërkon që Rusia t’i tërheqë trupat nga territori i saj, dhe njëkohësisht do garanci nga Perëndimi. /Reuters

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat