spot_img
E martë, 30 Shtator, 2025
09:35
HomeShëndetiStudimi i fundit i jep përgjigje dilemës nëse uji i gazuar i...

Studimi i fundit i jep përgjigje dilemës nëse uji i gazuar i dëmton dhëmbët

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Të gjithë ata që deri më tani ishin në dilemë nëse uji mineral i gazuar është i shëndetshëm dhe nëse ka ndonjë rrezik nga konsumimi i tij, mund të marrin frymë të qetë.

Sipas një studimi, uji i gazuar nuk është i dëmshëm për shëndetin.

- Advertisement -

Përveç faktit që trupi ynë i përthith mineralet më lehtë nga uji sesa nga ushqimi, ujërat mineral kanë edhe veti shëruese në varësi të përbërjes dhe sasisë së mineraleve që përmbajnë.

Uji i gazuar a e dëmton smaltin e dhëmbëve dhe a shkakton kavitete?

- Advertisement -

Kariesi shkaktohet nga bakteret dhe 99 për qind e baktereve vriten nga një mjedis acid.

Ushqimi për bakteret janë sheqernat dhe karbohidratet.

Uji i gazuar me pH 3.5 është një mjedis që vret bakteret dhe është i dobishëm për shpëlarjen e gojës dhe mishrave të dhëmbëve.

Kjo është arsyeja pse është mirë të pini një ose dy gota ujë të gazuar pas një vakti.

Mjekët thonë se uji i gazuar është po aq i shëndetshëm sa uji natyral dhe se e vetmja gjë e rëndësishme është pirja e një sasie të mjaftueshme uji çdo ditë, për të plotësuar nevojat për hidratim.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat