spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
08:05
HomeKosovaQeveriaA po shkojmë drejt një qeverisje të përkohshme?

A po shkojmë drejt një qeverisje të përkohshme?

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Teksa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po përpunon ende rezultatet e zgjedhjeve të 9 shkurtit, njohësit e politikës vlerësojnë se krijimi i qeverisë do të jetë sfidë institucionale. Rezultati, sipas tyre nuk garanton qeveri stabile, duke lënë hapësirë për një ekzekutiv të përkohshëm. Ndërkaq për të shmangur zgjedhje të reja, çështja e presidentit duhet të adresohet qysh tani.

Ish-kryetari i KQZ-së, Mazllum Baraliu, thotë se me rezultatin aktual asnjëra palë nuk do të mund të krijojë qeveri stabile, por sipas tij, do të kemi qeverisje të përkohshme.

- Advertisement -

“Mundësitë janë që edhe koalicioni qeverisës edhe koalicioni i mundshëm i partive opozitare, të bëjnë një qeverisje e cila mund të jetë ,mendoj unë jo, shumë stabile dhe jo shumë afatgjate. Nëse nuk mund të realizojë përpjekjen e parë, partia fituese apo koalicioni fitues, sepse partia ose koalicioni thotë ligji, nëse nuk mund ta formojnë qeverinë, atëherë jepet mundësia nga presidentja e vendit që të mandatohet një parti ose koalicion tjetër”, tha Baraliu.

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës thotë se për t’i ikur një procesi të ri zgjedhor, është e nevojshme që tani të adresohet edhe çështja e presidentit.

- Advertisement -

“Unë besoj që subjektet politike, nuk duhet të sillen me papërgjegjshmëri sikurse nuk e dinë që do të kemi menjëherë çështjen e presidentit. Besoj që cilido koalicion që do të arrihet për të qeverisur me vendin, duhet medoemos të adresojë edhe çështjen e presidentit në mënyrë që t’i ikim një cikli të ri zgjedhor të panevojshëm”, ka thënë Cakolli për transmetuesin publik.

Sipas analistëve, rezultati përfundimtar i zgjedhjeve mund të ndryshojë minimalisht, pas numërimit të votave nga jashtë Kosovës dhe të atyre me kusht.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se të premten në mbrëmje, është përmbyllur procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë dhe verifikimit të votave të subjekteve politike, duke i hapur rrugë numërimit të votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave të ardhura nga diaspora.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat