spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
16:11
HomeSportMes tensioneve e hedhjes së gjësendeve, Bashkimi ia terron Trepçës në Prizren

Mes tensioneve e hedhjes së gjësendeve, Bashkimi ia terron Trepçës në Prizren

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kampionia në fuqi e Kosovës në basketboll, Trepça nuk ka mundur ti bëjë ballë furisë prizrenase, Bashkimit.

Klubi nga Mitrovica humbi ndeshjen me rezultatin 71:64 në të mirë të ekipit prizrenas.

- Advertisement -

Bashkimi dominoi thuajse gjithë ndeshjen, sidomos në çerekun e parë, të cilin e mbylli me shifrat 21:9, e humbi të dytën me rezultatin 18:11, por e fitoi periudhën e tretë 21:18.

Më të dalluarit te Bashkimi në këtë duel ishin Lejson Zeqiri me 18 pikë dhe Mack Smith me 17 pikë të shënuara, ndërsa te Trepça u veçua Larry Thomas (19 pikë).

- Advertisement -

Në fund të ndeshjes, saktësisht katër minuta pa përfunduar çereku i katërt, skuadrat u larguan nga parketi për t’u kthyer në zhveshtore për shkak të hedhjes së gjësendeve nga publiku.

Tensione u vërejtën edhe mes lojtarëve, të cilët gati se u kacafytën dhe u përballen sërish me hedhje të gjësendeve.

Skuadrat u kthyen në parket pas pak minutash, pasi një pjesë e palestrës u zbraz me kërkesën e gjyqtarëve, ku Bashkimi e konfirmoi fitoren e madhe para tifozëve vendas që krijuan atmosferë fantastike.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat