spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
01:41
HomeBotaAfrikaTrump: Fitorja e konservatorëve, "një ditë historike për Gjermaninë"

Trump: Fitorja e konservatorëve, “një ditë historike për Gjermaninë”

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Presidenti amerikan, Donald Trump, e quajti fitoren e aleancës së madhe konservatore të Gjermanisë “një ditë e madhe për Gjermaninë dhe për Shtetet e Bashkuara”.

“Ashtu si SHBA-të, populli i Gjermanisë u lodh nga agjenda e paarsyeshme, veçanërisht për energjinë dhe emigracionin, që ka mbizotëruar për kaq shumë vite”, ka theksuar Trump në një postim në platformën e tij “Truth Social”.

- Advertisement -

Aleanca konservatore CDU/CSU fitoi rreth 28.5 për qind të votave të dielën, ndërsa Alternativa e ekstremit të djathtë për Gjermaninë (AfD) – e përqafuar fuqishëm nga aleati i ngushtë i Trump, Elon Musk – fitoi 20 për qind.

Në anën tjetër, kancelari aktual gjerman Olaf Scholz ka pranuar humbjen e partisë së tij në këto zgjedhje – duke u zotuar se do të punojnë fuqishëm për zgjedhjet e ardhshme.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat