Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy u ka thënë liderëve evropian se shpreso që lufta të përfundojë këtë vit.
“Shpresojmë se mund ta përfundojmë luftën këtë vit, jo për tre vjet”, tha ai.
Zelenskyy shtoi se nëse Ukraina nuk është e përgatitur me garancitë e sigurisë, Rusia do të kthehet.
“Nëse i bëjmë presion, i vendosim në vendin e tyre, në territorin e tyre dhe nëse Ukraina do të jetë në BE dhe në NATO… sigurisht që do të na ndihmojë shumë”, shtoi Zelenskyy.
“Dhe unë mendoj se ata nuk do të kthehen – ju do të keni ushtri të fortë dhe aleatë të fortë dhe unitet të fortë në mendjen time”.
Ai ka paralajmëruar vendet me popullsi të konsiderueshme rusisht-folëse se mund të jenë vendet që do t’i synoj Rusia.
“Momenti më i rrezikshëm është kur vendet në Evropën Lindore kanë njerëz me “rrënjë ruse” – jo sepse ata vetë paraqesin ndonjë kërcënim, por sepse Kremlini do të përdorë sigurinë e tyre si një pretencë për pushtim”.
Ai përmendi Poloninë, Sllovakinë, Letoninë, Moldavinë dhe Estoninë si disa nga vendet potencialisht të kërcënuara.



