spot_img
E martë, 30 Shtator, 2025
05:44
HomeKosovaDrejtësiaGjykata Speciale refuzon kërkesën për lirim të përkohshëm të Hashim Thaçit

Gjykata Speciale refuzon kërkesën për lirim të përkohshëm të Hashim Thaçit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Gjykata Speciale njofton se gjykatësja e Procedurës Paraprake në çështjen gjyqësore për vepra penale të administrimit të drejtësisë kundër Thaçit dhe të tjerëve hodhi poshtë kërkesën e dytë për lirim të përkohshëm të Hashim Thaçit për arsye humanitare.

“Sikurse herën e kaluar, Gjykatësja konstatoi se Thaçi nuk ka demonstruar se ekzistonin arsye  të jashtëzakonshme dhe bindëse që përligjnin lirimin e përkohshëm të tij. Versionin e redaktuar publik të këtij vendimi, të dorëzuar më 25 shkurt, mund ta gjeni këtu”, njofton Specialja.

- Advertisement -

Sipas Speciales, Korniza ligjore e Dhomave të Specializuara të Kosovës u mundëson personave të paraburgosur që të bëjnë kërkesa për vizitë nën mbikëqyrje në Kosovë kur ka arsye humanitare bindëse, kurse gjykatësit përkatës vendosin për çdo kërkesë të tillë duke u bazuar në informacionin e dhënë në momentin kur bëhet kërkesa.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat