Pas takimit të tensionuar që patën Presidenti Trump dhe Presidenti i Ukrainës Zelensky në Zyrën Ovale, mes shumë liderëve botërorë ka reaguar dhe kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson.
Në mesazhin e tij, ai ka shprehur mbështetjen e plotë që ofron Suedia ndaj Ukrainës, pasi sipas tij, Zelensky po lufton për lirinë e gjithë Evropës.
“Suedia qëndron me Ukrainën. Ju nuk po luftoni vetëm për lirinë tuaj, por edhe për të gjithë Evropën. Slava Ukraina!”, shkruan Kristersson.
Sweden stands with Ukraine. You are not only fighting for your freedom but also for all of Europe’s. Slava Ukraini! 🇺🇦
— SwedishPM (@SwedishPM) February 28, 2025



