Pasi u pyet nga një gazetar për arsyen pse nuk kishte veshur kostum, Volodymyr Zelensky u përgjigj: “Unë do të vesh një kostum kur të përfundojë kjo luftë. Ndoshta diçka si e juaja“.
Presidenti ukrainas ishte këshilluar të vishte një kostum për vizitën në Shtëpinë e Bardhë, dhe Donald Trump u ofendua që ai nuk e bëri, raporton Axios.
Përpara takimit historik, Volodymyr Zelensky ishte këshilluar nga ekipi i Trump që të heqë dorë nga veshjet e tij të zakonshme ushtarake dhe të zgjidhte diçka më formale, sipas Axios. Megjithatë, ai nuk e ndoqi këtë këshillë dhe vendosi të veshë një kostum të zi.
Ky veprim acaroi zotin Trump, para se takimi të kthehej në një incident të padëshiruar, sipas burimeve të cituara nga Axios.
Në mes të luftës së vazhdueshme në Ukrainë, e cila ka shkaktuar mijëra viktima, veshja e Zelenskyy-t u duk se ndikoi negativisht në zhvillimin e takimit, shkruan Sky News.
Ndërkohë, pasi e priti Zelensky-n në hyrje të Shtëpisë së Bardhë, Trump, duke i shtrënguar dorën, tha: “Ai është krejt i veshur sot”.