spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
08:15
HomeEkonomiPërfundon studimi i fizibilitetit i hekurudhës Durrës-Prishtinë

Përfundon studimi i fizibilitetit i hekurudhës Durrës-Prishtinë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Zv/dëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë së Shqipërisë, Belinda Balluku, bëri të ditur se ka përfunduar studimi i fizibilitetit dhe projektideja për hekurudhën kombëtare Durrës-Prishtinë.

Balluku tha se raporti u është prezantuar dy skuadrave nga Kosova dhe Shqipëria.

- Advertisement -

“Raporti, i cili u prezantua nga konsulenti në prani të skuadrave nga Kosova dhe Shqipëria, tashmë i hap rrugë realizimit të veprës infrastrukturore më të rëndësishme për kombin dhe ekonominë e rajonit në tërësi. Hekurudha kuqezi”, u shpreh Balluku.

Hekurudha që lidh Durrësin me Prishtinën, ka rëndësi jo vetëm si një transport komercial të rëndësishëm, që do të lidhë portin e Durrësit me portin e thatë të Prishtinës, por edhe si një transport alternativ që do të lidh udhëtarët e shumtë midis dy vendeve.

- Advertisement -

Kjo hekurudhë nuk bën pjesë në korridoret e transportit evropian, si rasti i segmenteve Vorë- Hani i Hotit apo Durrës-Pogradec, megjithatë dy qeveritë janë të angazhuara dhe me përfundimin e studimit të fizibilitetit, do të hapin garën ndërkombëtare, të kombinuar midis dy vendeve dhe për të nisur menjëherë ndërtimin e kësaj hekurudhe që është cilësuar si një ëndërr e madhe e mbetur pa realizuar.

Hekurudha që do të lidhë Shqipërinë me Kosovën, pritet të kalojë pjesërisht në gjurmën ku do të ndërtohet hekurudha Vorë-Hani i Hotit.

Parashikohet që hekurudha të kalojë nga Durrësi, në Shkodër, për të vijuar në Gjakovë e më pas në Prishtinë.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat