spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
08:05
HomeKosovaZgjedhjet 2025IKD del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30 %...

IKD del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30 % të votave me postë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Eugen Cakolli, nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka komentuar rezultatin e deritashëm të numërimit të votave dhe mundësinë e ndarjes  së mandateve sipas trendit të deritashëm.

Cakolli thotë se nga votat e numëruara deri tani ka një performancë pozitive për të LDK-së, ndërsa e dobët e PDK-së. Siç thotë ai LVV ani pse është e para me votat me postë, është shumë larg përkrahjes në përfaqësitë diplomatike.

- Advertisement -

Nga votat e numëruara deri tani, Cakolli i IKD-së thotë se projeksionet e ndarjes së mandateve në Kuvendin e Kosovës janë, LVV afër sigurimit të 49 mandateve, mirëpo sipas tij për të arritur këtë duhet të fitojë mbi 60 për qind të votave me postë, dhe se mund të arrijë edhe 50 mandate nëse merr 70 për qind të votave me postë.

Sipas tij, LDK-ja mund të arrijë t’ia marrë një mandat PDK-së nëse vazhdon të përformojë mirë në votat me postë, dhe mund të arrij të marrë 21 mandate.

- Advertisement -

Cakolli i IKD-së thotë se nga të dhënat e votave të numëruara deri tash, PDK është në zonë kritike mes 23, 24 dhe 25 mandateve, pasi aktualisht është në 24 mandate, por është gati ta humb një.

“Për t’i pasur 25 mandate, PDK-ja duhet t’i ketë mbi 13% të votave me postë – që është gati dyfishi i përqindjes që ka tash. Pavarësisht këtyre projeksioneve, rezultati përfundimtar mbetet i hapur, pasi numërimi i votave me postë ka treguar se preferencat ndryshojnë në varësi të komunave. Në këtë fazë të fundit, çdo ndryshim i vogël në votat e mbetura mund të ndikojë në shpërndarjen përfundimtare të mandateve”, shkruan Cakolli.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat