spot_img
E martë, 30 Shtator, 2025
16:08
HomeRajoniShqipëriaPD arrin marrëveshje me aleatët, vijojnë negociatat me PDIU

PD arrin marrëveshje me aleatët, vijojnë negociatat me PDIU

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Sot është afati i fundit për dorëzimin e koalicioneve parazgjedhore, ndërsa Partia Demokratike vijon negociatat me aleatët për të finalizuar marrëveshjet e saj elektorale.

Sipas raportimit të gazetarit Osman Stafa, bisedimet mes aleatëve dhe sekretarit të përgjithshëm të PD, Flamur Noka, kanë vijuar për ditë me radhë në selinë blu.

- Advertisement -

Deri më tani, PD ka arritur një marrëveshje me Partinë e Lirisë, e cila do të ketë katër deputetë në listat e mbyllura. Po ashtu, Partia Republikane, PBDNJ e Vangjel Dules dhe Partia Agrare Ambientaliste kanë siguruar nga një vend secila, raportojnë mediat në Shqipëri.

Ndërkohë, ende nuk ka një dakordësi të qartë me PDIU-n e Shpëtim Idrizit. Sipas Stafës, burime nga opozita bëjnë me dije se PD i ka ofruar PDIU-së një vend në listat e mbyllura, por nuk dihet nëse kjo ofertë do të pranohet nga Idrizi, i cili së fundmi është takuar me Sali Berishën në Kuvend.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat