spot_img
E martë, 30 Shtator, 2025
08:51
HomeKosovaDrejtësiaKurti refuzon urdhrin për të shkuar në Prokurori?

Kurti refuzon urdhrin për të shkuar në Prokurori?

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, do të shkojë nesër në Gjilan për vendosjen e gurthemelit të një çerdheje të re, sipas një ftese që Ministria e Arsimit ua ka dërguar sot mediave.

Sipas këtij njoftimi, shefi i Qeverisë, së bashku me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni do të jenë në këtë ngjarje në orën 10:00.

- Advertisement -

“Vendosja e gurëthemelit bëhet nesër, më 04 mars 2025, në ora 10:00, në agjen “Livadhet e Arapit” në Gjilan”, thuhet në njoftim.

Pikërisht të martën në 10:00, Kurti është urdhëruar nga Gjykata Themelore e Prishtinës që të paraqitet në Prokurorinë Speciale për ta dhënë dëshminë në cilësinë e dëshmitarit, në rastin e dyshimeve për keqpërdorimet me rezervat shtetërore.

- Advertisement -

Kurti paraprakisht ka refuzuar tri ftesa të Prokurorisë Speciale për intervistim.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat