spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
09:39
HomeKosovaPresidencaOsmani takohet me ambasadorin e BE-së në Kosovë, Aivo Orav

Osmani takohet me ambasadorin e BE-së në Kosovë, Aivo Orav

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Zyrtarë të lartë evropianë pritet ta vizitojnë Kosovën në javët e muajt në vijim. Ky paralajmërim doli nga zyra presidenciale, pas një njoftimi që ata lëshuan rreth takimit që e para e shtetit e pati me ambasadorin e BE-së në Kosovë, Aivo Orav.

Osmani si nikoqire e këtij takimi, theksoi rëndësinë e angazhimit të përbashkët për të çuar përpara prioritetet strategjike të vendit, me fokus të veçantë në forcimin e institucioneve demokratike dhe përshpejtimin e rrugëtimit evropian të Kosovës.

- Advertisement -

Shefit të zyrës së BE-së, Osmani i ripotencoi rëndësinë e largimit të masave që i quajti të padrejta, e që tha se po i dëmtojnë qytetarët e Kosovës.

“Në takim u diskutua gjithashtu për një sërë vizitash të zyrtarëve të lartë të Bashkimit Evropian, të cilët pritet ta vizitojnë Kosovën në javët dhe muajt në vijim. Këto vizita do të jenë një mundësi e mirë për forcimin e mëtejshëm të  bashkëpunimit në  mes të Kosovës dhe BE-së, veçanërisht në fushat kyçe të zhvillimit dhe integrimit evropian. Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e angazhimit të përbashkët për të çuar përpara prioritetet strategjike të vendit, me fokus të veçantë në forcimin e institucioneve demokratike dhe përshpejtimin e rrugëtimit evropian të Kosovës. Me këtë rast, Presidentja Osmani ripotencoi edhe njëherë rëndësinë e largimit të masave të padrejta, të cilat përfundimisht po i dëmtojnë qytetarët e Kosovës”, thotë zyra e presidentes së shtetit.

- Advertisement -

Tema të këtij takimi ishin edhe zhvillimet e fundit në vend, procesi zgjedhor dhe hapat e mëtejshëm për konstituimin e institucioneve.

Osmani i ka shprehur mirënjohje për angazhimin dhe prezencën e Misionit Vëzhgues të BE-së gjatë procesit zgjedhor.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat