spot_img
E martë, 30 Shtator, 2025
08:50
HomeKosovaDrejtësiaProkuroria Speciale: Dëshmitari Kurti s’u paraqit, do të veprojmë sipas ligjit

Prokuroria Speciale: Dëshmitari Kurti s’u paraqit, do të veprojmë sipas ligjit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Prokuroria Speciale ka konfirmuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk është paraqitur në organin e specializuar për hetimin dhe ndjekjen penale për ta dhënë dëshminë e tij në rastin e dyshimeve për keqpërdorimet me rezervat shtetërore.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, pas interesimit të shumë gazetarëve, informon se dëshmitari A.K. nuk është paraqitur në Prokurorinë Speciale për të dhënë dëshminë e tij edhe përkundër faktit se i njëjti ka qenë i obliguar me Urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë që të paraqitet në cilësi të dëshmitarit, për të dhënë dëshminë e tij me datë 04.03.2025 në ora 10:00, në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës”.

- Advertisement -

Prokuroria Speciale thotë se “edhe në këtë rast penal, sikurse në të gjitha rastet tjera do të veproj duke respektuar legjislacionin në fuqi”.

Kurti kishte urdhër nga Gjykata Themelore e Prishtinës që sot në 10:00 të paraqitej para prokurorëve, por sikurse ftesat e Prokurorisë Speciale, ai ka vendosur ta shpërfill edhe këtë urdhër gjyqësor.

- Advertisement -

Në vend të kësaj ai ka shkuar në Gjilan së bashku me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci për vendosjen e gurthemelit të një çerdheje të re në lagjen “Livadhet e Arapit”.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat