spot_img
E martë, 30 Shtator, 2025
10:39
HomeKosovaDrejtësiaKPK dhe ZKPSH mbështesin Prokurorinë: Ligji nuk mund të keqinterpretohet

KPK dhe ZKPSH mbështesin Prokurorinë: Ligji nuk mund të keqinterpretohet

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit kanë reaguar duke inkurajuar dhe mbështetur Prokurorinë Speciale për realizimin e detyrave dhe përgjegjësive ligjore të saj për të fuqizuar rendin dhe ligjin në vend.

“Pa marrë parasysh përpjekjet për degradimin e organeve kushtetuese nga ana e kryeministrit Kurti, KPK dhe Prokurori i Shtetit inkurajojnë dhe mbështesin fuqishëm Prokurorinë Speciale për realizimin e detyrave dhe përgjegjësive ligjore të saj, siç janë hetimi, ndjekja dhe ndriçimi i secilit rast penal që bie në kompetencë të saj, me qëllim të ngritjes së moralit dhe forcimin e detyrimit për respektimin e ligjit në vendin tonë”, theksojnë këto dy institucione në reagimin e tyre të përbashkët.

- Advertisement -

KPK dhe ZKPSH kanë thënë se zbatimi i ligjit s’mund të keqinterpretohet.

“Me rastin e deklaratave të sotme publike të dhëna nga kryeministri Albin Kurti, për mosparaqitjen e tij në Prokurorinë Speciale për të dhënë dëshmi në cilësinë e dëshmitarit, përkitazi me dyshimet për keqpërdorim të rezervave shtetërore, edhe pse Gjykata Themelore në Prishtinë kishte lëshuar urdhër për paraqitjen e tij në prokurori, Këshilli Prokurorial dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, rikujtojnë se zbatimi i ligjit nuk mund të keqinterpretohet sipas shijeve, interesave dhe nevojave ditore të kryeministrit në detyrë, duke dhënë deklarata jashtë parimeve bazë të sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës”, thuhet në reagimin e tyre.

- Advertisement -

Sipas KPK-së dhe Prokurorit të Shtetit, këto deklarime përbëjnë vetëm pikëpamje dhe botëkuptime personale që ka ai për sundimin e ligjit, sepse veprimet për zbatimin e ligjit janë detyrim, jo vetëm për sistemin prokurorial, por edhe kryeministrin, Qeverinë, por edhe për cilindo institucion tjetër dhe qytetar të vendit.

“KPK dhe ZKPSH, potencojnë se deklaratat e dhëna në vazhdimësi nga kryeministri Kurti e dëmtojnë seriozisht funksionimin e institucioneve demokratike dhe kanë për qëllim minimin e angazhimit të Prokurorit të Shtetit në përpjekjet për forcimin e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat