spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
09:59
HomeLajmeDjali i deputetit të VV-së bashkohet me ekipin e Bedri Hamzës?

Djali i deputetit të VV-së bashkohet me ekipin e Bedri Hamzës?

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Storm/Politike: Prof. Agon Kokaj, djali i deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Jahja Koka, ka zgjedhur një rrugë të pavarur profesionale, duke iu bashkuar ekipit të kandidatit të PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza. Në një video të publikuar nga Hamza, i cili e filloi parafushatën në Gjakovë, Agoni shihet duke marrë pjesë aktive në diskutimet me ekipin e tij.

Foto: Pamje nga kampanja e Bedri Hamzes, kandidat i PDK-se, per Kryeminister

Sipas postimit të Bedri Hamzës, idetë e Agon Kokajt dhe të kolegëve të tij janë dëgjuar dhe kanë gjetur përputhje me vizionin e përbashkët për ta bërë Kosovën “MaMirë”. Kjo përzgjedhje profesionale e Agonit duket se ka lënë mënjanë emocionet politike familjare, duke u fokusuar në qëllimet dhe projektet që ai konsideron të rëndësishme për vendin.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat