spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
20:56
HomeKosovaVijon 'pushtimi' i Prishtinës nga qentë endacakë

Vijon ‘pushtimi’ i Prishtinës nga qentë endacakë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryeqyteti ka rënë thuajse nën kontrollin e qenëve endacak.

Madje nuk ka ditë që nuk raportohet minimumi një rast i sulmit nga ta.

- Advertisement -

Por, zgjidhja e kësaj çështje vazhdon të mbetet në vesh të shurdhër.

Pos në pjesë e lagje të ndryshme të qytetit, sulmet e tyre tashmë janë shtrirë edhe aty ku njerëzit shkojnë të kërkojnë ndihmë.

- Advertisement -

Rasti i fundit ka ndodhur në oborrin e Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës.

Në këtë sulm ka pësuar drejtori i Klinikës së Neurologjisë, një infermiere dhe një familjar.

Ky informacion është shënuar edhe në murin e rrjetit Facebook të kryetarit Rama, por ky i fundit nuk ka bërë asnjë reagim.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat