spot_img
E martë, 30 Shtator, 2025
10:39
HomeKosovaDrejtësiaProkuroria ngrin 166 parcela dhe dy banesa të një të dyshuari për...

Prokuroria ngrin 166 parcela dhe dy banesa të një të dyshuari për “Mashtrim”

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se në kuadër të hetimeve të një çështjeje penale kundër G.G. të dyshuar për “Mashtrim”, ka marrë vendim për të ngrirë 166 parcela që gjenden në komunën e Novobërdës dhe Graçanicës dhe dy banesa në Prishtinë në vlerë mbi 1 milion euro.

Sipas prokurorisë këto janë përfituar me vepër penale.

- Advertisement -

Rasti po hetohet dhe ndodhet në fazën finale.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton opinionin publik dhe të dëmtuarit të çështjes penale kundër të pandehurit G.G për veprën penale ‘’Mashtrimi’’ nga neni 323 par.4 se në vazhdën e hetimeve ndaj të pandehurit G.G., me datë 05.03.2025 ka ngrirë/sekuestruar edhe 166 parcela të cilat gjenden në komunën e Novobërdës dhe Graqanicës, si dhe 2 banesa në Prishtinë në vlerë mbi 1 milionë euro për të cilat eksizton dyshimi i bazuar se janë përfituar me vepër penale. Rasti vazhdon të mbetet nën hetime dhe ndodhet në fazën finale.”

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat