spot_img
E premte, 6 Mars, 2026
04:44
HomeSiguria"SPIUNËT E BIA-s" NË GJYKATË: SHABANI DHE QERIMI AKUZOHEN PËR TRADHTI NDAJ...

“SPIUNËT E BIA-s” NË GJYKATË: SHABANI DHE QERIMI AKUZOHEN PËR TRADHTI NDAJ KOSOVËS!

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dolën të mërkurën para Gjykatës Speciale për t’u përballur me akuzën e rëndë të spiunazhit në shërbim të Agjencisë Serbe të Sigurisë dhe Informacionit (BIA).

Pamje gjate senaces: Prokurori (M), Gjykatesi (ne mes) dhe avokti, Besnik Berisha (D)

Sipas aktakuzës, të lexuar nga Prokurori Bekim Kodraliu, Shabani kishte rekrutuar dhe furnizuar BIA-n serbe me informacione të klasifikuara që lidhen me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, eprorët e saj, si dhe me objekte kyçe, përfshirë Spitalin Ushtarak të UÇK-së.

- Advertisement -
Foto: I akuzuari per spiunazh, me pranga ne duar: Muharrem Qerimi

Hetimet tregojnë se Shabani kishte zhvilluar takime fizike në Serbi, ku përmes komunikimeve telefonike dhe postës elektronike, i transmetonte të dhëna një zyrtari të lartë të BIA-s, S.R., si dhe kolonelit B.J., ish-komandant i Policisë serbe gjatë luftës në Kosovë. Po ashtu, ai dyshohet se ka bashkëpunuar për ndërtimin e një narrative të rreme mbi trafikimin e organeve dhe masakrat e kryera nga forcat serbe, me qëllim destabilizimin e vendit dhe nxitjen e një konflikti ndëretnik.

Ne foto me pranga ne duar në gjykatore – I akuzuari per spiunazh: Bedri shabani

Gjatë bastisjes në shtëpinë e Shabanit, u gjetën armë, duke shtuar më tej dyshimet për aktivitetet e tij në dëm të sigurisë së Kosovës.

- Advertisement -

Në përfundim të seancës, avokati i tij, Besnik Berisha, kërkoi shtyrjen e procesit, duke pretenduar se klienti i tij ka nevojë për më shumë kohë për të shqyrtuar aktakuzën.

Seanca e radhës u caktua më 17 mars, ora 9:00.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat