spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
14:37
HomeSiguriaUshtriaGërvalla: FSK-ja është mburojë e shtetit dhe simbol i sakrificës kombëtare

Gërvalla: FSK-ja është mburojë e shtetit dhe simbol i sakrificës kombëtare

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Zv/kryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka theksuar rolin e rëndësishëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në mbrojtjen e vendit.

Ajo ka shkruar se FSK-ja është “mburoja e shtetit” dhe “drita që ndriçon rrugën drejt paqes dhe sigurisë.”

- Advertisement -

Ajo ka treguar se ka marrë pjesë në ceremoninë e Rreshtimit të Kuadrateve Ushtarake të FSK-së, që u mbajt në praninë e Bacit Rifat.

“Me disiplinë të hekurt dhe zemër të madhe, ushtarët tanë janë jo vetëm mburoja e shtetit, por edhe drita që ndriçon rrugën drejt paqes dhe sigurisë. Ata janë në pararojë të mbrojtjes së vlerave tona kombëtare, duke mishëruar shpirtin e çdo heroi që dha jetën për Kosovën”, ka shkruar Gërvalla.

- Advertisement -

Ajo ka thënë se kurdo dhe kudo që shteti ka nevojë, ushtarët tanë janë aty—të vendosur, të palëkundur dhe gjithmonë të gatshëm kur Kosova thërret. “Bijtë e bijat tona janë shpresa dhe garancia e një Kosove të lirë, të sigurtë dhe krenare”, ka theksuar Gërvalla.

Po ashtu, ajo ka nderuar figurën e Komandantit legjendar Adem Jashari, duke theksuar se emri i tij mbetet simbol i flijimit dhe guximit të pashoq. Gërvalla ka thënë se në Kazermën e Forcës së Sigurisë, e cila mban emrin e Jasharit, çdo hap jehon me kujtimet e sakrificës dhe lavdisë për Kosovën.

“Në këtë tokë të shenjtë, ku çdo pëllëmbë mban kujtimin e sakrificave sublime, emri i Adem Jasharit—simbol i flijimit dhe guximit të pashoq—jehon si një amanet për brezat e ardhshëm”, ka shkruar Gërvalla në “Facebook”.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat