spot_img
E martë, 30 Shtator, 2025
16:07
HomeRajoniShqipëriaTikTok do mbyllet për 1 vit në Shqipëri

TikTok do mbyllet për 1 vit në Shqipëri

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Qeveria shqiptare ka marrë vendimin për mbylljen e platformës TikTok brenda 1 viti në Shqipëri.

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, bëri të ditur se kufizimi do të jetë për një periudhë 12 mujore. Brenda 1 jave ose pak më shumë, Agjencia e Sigurisë Kibernetike do të mbyllë platformën TikTok për të gjithë përdoruesit shqiptar.

- Advertisement -

“Kufizim aksesi për një periudhë 12 mujore që do na lejojnë kohën për marrjen e masave në bashkërendim me përfaqësuesit e TikTok. Është vendim që ka në fokus interesin e fëmijëve, të rinjve”, tha Manastirliu.

Qeveria u vu në lëvizje për mbylljen e TikTok pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani me thikë nga një bashkëmoshatar i tyre, pas një sherri të nisur në rrjetet sociale.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat