spot_img
E martë, 10 Mars, 2026
17:51
HomeKulturëAnsambli arkitektonik i Peshkopisë shpallet pasuri kulturore dhe historike

Ansambli arkitektonik i Peshkopisë shpallet pasuri kulturore dhe historike

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Qeveria shqiptare miratoi vendimin për shpalljen e “Ansamblit Arkitektonik Urban” të një zone të qytetit të Peshkopisë, si pasuri kulturore e historike, së bashku me zonën mbrojtëse dhe planin për ruajtjen, mbrojtjen dhe administrimin e tij, në bashkëpunim me Bashkinë Dibër.

- Advertisement -

Lajmi u dha nga ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, i cili vlerëson se, ky vendim i hap rrugë rijetësimit të zonës, duke e kthyer atë në një qendër tërheqëse për turizmin kulturor dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

- Advertisement -

“Një investim për kujtesën dhe të ardhmen e qytetit, që synon të rikthejë shkëlqimin e tij historik, të përmirësojë infrastrukturën dhe të ruajë vlerat qytetare dibrane për brezat e ardhshëm”, u shpreh ministri Gonxhja.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat