HomeKosovaSot shënohet 7 Marsi - Dita e Mësuesit

Sot shënohet 7 Marsi – Dita e Mësuesit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Në nderim të mësimdhënësve në shkolla dhe universitete, sot shënohet Dita e Mësuesit.

Kjo datë ka zanafillën e hershme, që të kujton themelet e para të shkollës shqip, në fakt ka filluar të kujtohet, që nga viti 1960-të, kur shteti shqiptar vendosi që kjo ditë të jetë festë në shenjë përkujtimi të themelimit të të parës Mësonjëtore shqipe të Korçës, e cila u themelua më 7 mars 1887.

- Advertisement -

Shkolla kishte karakter kombëtar e laik (jo fetar) ku të gjitha mësimet jepeshin në gjuhën shqipe. Drejtues të saj ishin figura të njohura të Rilindjes shqiptare, si: Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, Thoma Avrami etj.

Për këtë ditë, sot në Kosovë organizohen aktivitetet të shumta.

- Advertisement -

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, njofton se për nderë të shënimit të 7 Marsit-Ditës së Mësuesit, organizon ceremoninë tradicionale të ndarjes së çmimit “Shaban Jashari” për mësuesin e vitit.

“Pritja e mysafirëve bëhet nga ora 10:30, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, ndërsa hapja e manifestimit fillon në orën 11:00”, thuhet në njoftimin e MASHTI-it.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat