spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
16:31
HomeBotaAmerikaGrenell rikthehet në Kosovë: A do të injorojë Kurtin?

Grenell rikthehet në Kosovë: A do të injorojë Kurtin?

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ish-emisari i administratës Trump, Richard Grenell, pritet të vizitojë Kosovën mes spekulimeve për një rikthim të ndikimit amerikan në dinamikat politike të vendit. Politologu Argjend Zenaj, në një lidhje për Euronews Albania, analizoi mundësinë e kësaj vizite dhe se çfarë do të përcaktojë nëse Grenell do të takohet apo do ta anashkalojë kryeministrin Albin Kurti.

Sipas tij, vizita e Grenellit është e mundshme pavarësisht marrëdhënieve të tensionuara që ai ka pasur me Kurtin. Megjithatë, përfshirja ose përjashtimi i tij nga takimet varet nga një faktor kyç – e ardhmja e qeverisë.

- Advertisement -

A do të anashkalohet Kurti?

Zenaj thekson se nëse partitë opozitare arrijnë të krijojnë një qeveri të re, Grenell mund të zgjedhë të takojë vetëm përfaqësuesit e tyre, duke lënë Kurtin jashtë ekuacionit. Por, nëse qeveria e re nuk mund të funksionojë pa Vetëvendosjen dhe liderin e saj, atëherë Grenell mund të kërkojë mënyra alternative për të komunikuar me kryeministrin aktual.

- Advertisement -

Nga ana tjetër, Zenaj vlerëson se Kurti mund të jetë në një moment reflektimi dhe të kuptojë se pa një aleancë të fortë me Shtetet e Bashkuara, rruga e Kosovës drejt arenës ndërkombëtare bëhet më e vështirë. “Kosova ka arritur këtu falë mbështetjes amerikane dhe ne nuk mund të bëjmë populizma që dëmtojnë këtë partneritet jetik,” thekson ai.

A do të pranojë Kurti një qasje më pragmatike ndaj Uashingtonit? Dhe, mbi të gjitha, a do të kërkojë Grenell një takim me të apo do të fokusohet në një skenar post-Kurti? Këto dilema pritet të marrin përgjigje në ditët në vijim.


Misioni i (pa)mundur: I dërguari special i Presidentit Trump, Grenell në Kosovë!?

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat