spot_img
E premte, 6 Mars, 2026
08:51
HomeSiguriaKFOR-i nderon gratë në 8 Mars për rolin e tyre jetik në...

KFOR-i nderon gratë në 8 Mars për rolin e tyre jetik në ruajtjen e paqes në Kosovë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, misioni i udhëhequr nga NATO, KFOR përmes një postimit në “Facebook” tha se nderon forcën, përkushtimin dhe profesionalizmin e të gjitha grave “të jashtëzakonshme që shërbejnë në radhët tona dhe në mbarë Kosovën”.

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe helikopter

- Advertisement -

KFOR tha se gratë në mision luajnë një rol jetik në ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit, duke siguruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet.

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti

- Advertisement -

“Udhëheqja, këmbëngulja dhe përkushtimi i tyre na frymëzojnë çdo ditë. Sot, ne festojmë arritjet e tyre dhe riafirmojmë angazhimin tonë për barazinë gjinore, gjithëpërfshirje dhe fuqizimin brenda misionit tonë dhe më gjerë”.

Mund të jetë një imazh i ‎1 person dhe ‎teksti që thotë "‎AS מעש KFOM MEN MEDIC MEDIC KFOR‎"‎‎

KFOR-i përsëriti se vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë.

Mund të jetë një imazh i 2 persona

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat