spot_img
E mërkurë, 8 Tetor, 2025
15:18
HomeKosovaPrishtinaPrishtina cakton lokacionin për shtatoren e Adem Jasharit

Prishtina cakton lokacionin për shtatoren e Adem Jasharit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se kanë caktuar lokacionin për vendosjen e monumentit të Adem Jasharit në kryeqytet, teksa për këtë vend është marrë edhe pëlqimi edhe nga vetë familja Jashari.

Rama ka thënë se monumenti i Adem Jasharit do të vendoset mbi nënkalimin në rrugën “Agim Ramadani”, ndërsa konkursi do të jetë ndërkombëtar.

- Advertisement -

“Tash kemi një lajm të mrekullueshëm që vetëm se jemi marrë vend me familjen Jashari për pozicionimin e shtatores së Adem Jasharit. E dini se e kemi projektin e madh të nënkalimit në rrugën ‘Agim Ramadani’ derisa pjesa e sipërme do ta bëjmë sheshin ‘Nënë Terezë’ me pjesën e vjetër të Kryeqytetit, pra e gjithë ajo do të jetë për këmbësorë dhe për të gjithë vizitorë. Është një pozicionim i mrekullueshëm, pra mund të ndërlidhet me gjithë qytetin dhe kjo do të jetë pika e pozicionimit të shtatores së Adem Jasharit”, ka thënë Rama për EO.

Rama ka thënë se në bashkëpunim me familjen Jashari, kanë rihapur konkursin për shtatoren e heroit kombëtar, Adem Jashari, i cili do të jetë ndërkombëtar.

- Advertisement -

“Do të jetë madhështore, do të jetë një konkurs ndërkombëtarë tash, siç e dini që ne e kemi pasur një konkurs ndërkombëtar paraprak, mirëpo në diskutim me familjen kemi vendosur që ta rishpallim (konkursin) me një lokacion që tashmë veçse jemi pajtuar me familjen Jashari”, u shpreh Rama.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat