spot_img
E martë, 30 Shtator, 2025
13:28
HomeRajoniShqipëriaDita e Verës, Elbasani shpallet si qendra tradicionale e festimeve

Dita e Verës, Elbasani shpallet si qendra tradicionale e festimeve

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Si çdo vit, Elbasani, qyteti i lashtë nga festimet e Ditës së Verës, është gati të mirëpresë mijëra vizitorë me një atmosferë magjike pranverore.

Rrugët e qytetit janë dekoruar me lule shumëngjyrëshe, ndërsa aktivitetet festive do të startojnë më 9 mars dhe për herë të parë, do të zgjasin deri më 16 mars.

- Advertisement -

Nën kujdesin e veçantë të kryetarit të Bashkisë, Gledian Llatja, gjatë këtyre ditëve do të zhvillohen një sërë aktivitetesh kulturore, artistike dhe tradicionale, që do të kulmojnë më 14 mars, ditën e shënuar të kësaj feste unike shqiptare.

Agjenda e aktiviteteve festive:

- Advertisement -

9 Mars

Ora 10:00 – Trashëgimia në duart e vogla (Pjesëmarrës: fëmijët e kopshteve) – Lulishtja “A. Pasha”

10 Mars

Ora 10:00 – Koncert festiv me fëmijët – Parku Rinia

12 Mars

Ora 10:00 – Panairi i zejeve dhe kulinarisë (Nxënësit e shkollave) – Rrugicat e Kalasë

Ora 16:00 – Defile e ansambleve – Bulevardi “Q. Stafa”

13 Mars

Ora 18:00 – Sofra e Ditës së Verës – Fish City

Me pjesëmarrjen e Artan Bakias, Kastriot Tushës, Anxhela Peristerit, Ansamblit “Isuf Myzyri”, këngëtarëve të rinj elbasanas.

Ora 19:00 – Koncert Gala – Sheshi Gensher

Me artistët Alban Skënderaj, Soni Malaj, Anxhela Peristeri, Klint Collaku, Englantina Toska dhe DJ.

14 Mars – Dita e Verës

Ora 09:00 – Media Point – Përballë Sahatit

Ora 09:00 – Photo Point LED Wall – Sheshi Gensher

Ora 09:00 – Panairi i zejeve – Bulevardi

Ora 09:00 – Panairi i ballokumes – Lulishtja “Aqif Pasha”

Ora 10:00 – Karnavalet e shkollave – Bulevardi “Q. Stafa”

Ora 11:00 – Koncert në shesh me Elita 5 dhe Ardit Çuni

Ora 18:00 – Koncert elektronik – Sheshi Gensher

15 Mars

Ora 10:00 – DJ Set – Sheshi Gensher

Ora 10:00 – Retro Parade – Sheshi Gensher

Ora 20:00 – Koncert me Redon Makashin dhe Altin Gocin – Sheshi Gensher

16 Mars

Ora 10:00 – Çiklizmi

Ora 18:00 – Një lulishte me trëndafila – Teatri Skampa

Me një program kaq të pasur, Elbasani do të mirëpresë banorë dhe vizitorë nga e gjithë Shqipëria për të festuar së bashku Ditën e Verës, festën e ngrohtësisë, traditës dhe gëzimit.

Elbasani dhe tradita shekullore e Ditës së Verës

Dita e Verës është një nga festat më të vjetra pagane shqiptare, me rrënjë që shtrihen thellë në lashtësi. Origjina e saj lidhet me kultin e natyrës dhe festimin e rikthimit të diellit pas dimrit të ftohtë. Kjo festë, e cila dikur kremtohej vetëm në Elbasan, sot është bërë një simbol kombëtar i pranverës dhe gëzimit.

Në Elbasan, qendra tradicionale e festimeve, Dita e Verës ruan ende zakonet e vjetra si përgatitja e ballokumes, një ëmbëlsirë tradicionale e bërë me miell misri, sheqer dhe gjalpë. Familjet mblidhen së bashku, shtëpitë hapin dyert për miqtë dhe qyteti mbushet me muzikë, vallëzime dhe panaire.

Nga një festë e vogël lokale, sot Dita e Verës është bërë një nga festat më të mëdha të vendit, ku Elbasani kthehet në kryeqendrën e gëzimit dhe mikpritjes. Ky qytet e ka bërë festën një pjesë të pandashme të identitetit të tij, duke ruajtur traditën dhe duke e përcjellë atë brez pas brezi. /atsh

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat