spot_img
E mërkurë, 8 Tetor, 2025
17:06
HomeKosovaPrishtinaNisja e punimeve në rrugën “Xhorxh Bush”, Rama: Do të transformohet kryeqyteti

Nisja e punimeve në rrugën “Xhorxh Bush”, Rama: Do të transformohet kryeqyteti

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Gjatë ditës së sotme kanë nisur punimet në rrugën “Xhorxh Bush” në kryeqytet.

Në përurimin e punimeve ka marrë pjesë edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili ka thënë se me ndërtimin e këtij sheshi do të transformohet kryeqyteti.

- Advertisement -

“Do të jetë një transformim i mrekullueshëm për kryeqytetin”, ka deklaruar ai.

Rama ka mohuar se ka probleme pronësore në këtë pjesë.

- Advertisement -

“Projekti është i mrekullueshëm dhe nuk ka asnjë problem me shty përpara. Ne po vazhdojmë me punimet, për të mirën e të gjithë qytetarëve tanë”, tha ai.

Tutje, Rama tha se ky projekt mbi 18 milionë euro do t’i kushtojë Komunës së Prishtinës.

“Sot po e fillojmë ndër projektet më të mëdha në Kryeqytet, transformimi i sheshit ‘Xhorxh Bush’ dhe pjesa te Biblioteka Kombëtare. Punimet do të bëhen në tri faza për arsye që mos t’i bllokojmë zonat dhe njerëzit për të punuar. Numri i ditëve të punës parashihet të jetë 240 ditë pune, projekti është 18 milionë euro”, u shpreh Rama.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat