spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
04:52
HomeKosovaQeveriaAlbin Kurti nuk e parashikon t’i “tregojë popullit” se çfarë do t’i...

Albin Kurti nuk e parashikon t’i “tregojë popullit” se çfarë do t’i thotë Mark Rutte

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Të mërkurën në vendin tonë do të zbarkojë shefi i NATO-s, Mark Rutte, bashkë me përfaqësues të shteteve anëtare të aleancës.

Sipas agjendës, Rutte do t’i takoj vetëm dy udhëheqës të institucioneve, presidenten Vjosa Osmanin dhe kryeministrin Albin Kurti.

- Advertisement -

Me të parën e shtetit pos takimit që parashihet të nis në orën 13:45, ku pas tij do të ketë edhe konferencë për media.

Ndërsa, takimi me Kurtin, parashihet të mbahet në orën 14:50, raporton Storm.

- Advertisement -

Por, ndryshe nga takimi me presidenten, me shefin e qeverisë nuk do ketë konferencë për media.

Kryeministria nuk ka dhënë arsye pse nuk do mbajë konferencë me Rutten.

Kujtojmë se NATO në disa raste ka kritikuar veprimet e qeverisë në veri të vendit, derisa hapi i fundit ishte dërgimi i FSK-së në veri, pa dijeninë e Aleancës Veri-Atlantike dhe më pas vazhdimi i zotimit që forca kosovare e sigurisë nuk do shkelte territorin në veri, pa marrë leje nga NATO, një marrëveshje që Kurti e kishte kundërshtuar shumë, duke i bërë lloj-lloj akuza ish-presidentit Hashim Thaçi.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat