Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, bëri me dije se Parlamenti Evropian do të hapë një zyrë për Ballkanin Perëndimor në Tiranë.
Ajo do të shërbejë si një pikë kyçe kontakti mes PE-së dhe parlamenteve kombëtare, shoqërisë civile dhe gjithë partnerëve lokalë në gjithë Ballkanin Perëndimor.
Përmes një komunikimi live në rrjetet sociale në rubrikën “Sy m’sy” Rama u shpreh se hapja e kësaj zyre përcakton Shqipërinë si një pikë referimi jashtë perimetrit të BE-së.
“Me hapjen e kësaj zyre, BE konfirmon një strategji më të gjerë dhe përcakton Shqipërinë si pikë referimi jashtë perimetrit të saj dhe si vendin që së shpejti do jetë anëtar. Parlamenti Europian ka 3 zyra aktulisht! Sot, Shqipëria dhe Tirana bëhen vendi mikpritës i zyrës së re të PE-së. Një zyrë, me gjasë do e hapë në Moldavi për të mbuluar pjesën në kufi me Rusinë. Ky është një moment i jashtëzakonshëm”, tha Rama.