spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
19:37
HomeKosovaE rëndë/ Tre persona humbin jetën tragjikisht në Liqenin e Badovcit

E rëndë/ Tre persona humbin jetën tragjikisht në Liqenin e Badovcit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Një rast tragjik ka ndodhur në orët e mbrëmjes së të shtunës, ku një veturë ka rënë në Liqenin e Badovcit.

Nga ky aksident, kanë mbetur të vdekur tre persona.

- Advertisement -

Policia, zjarrfikësit dhe FSK-ja janë angazhuar për nxjerrjen e viktimave.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë se tashmë kanë nisur hetimet.

- Advertisement -

“Mbrëmë rreth orës 23:00, kemi pranuar informatën se në rrugën Gjilan-Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale.Në këtë aksident, ka qenë i përfshirë, një automjet në lëvizje. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të vdekur tre persona. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, ka thënë ajo.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat