Opozita në Shqipëri do të nisë të hënën më 7 tetor, duke kërkuar formimin e një qeverie teknike, një kërkesë që është kundërshtuar nga Partia Socialiste që e mban pushtetin atje.
Protesta do nis nga ora 18.00, ndërsa PD thotë se qeveria teknike është garant për plotësimin e standardeve për zgjedhjet e ardhme parlamentare.
Protesta që nis para selisë së Kryeministrisë është konceptuar në formën e marshimit, ku në vend të fjalimeve parashikohen akte të mosbindjes civile sikundër bllokime të akseve kryesore rrugore të Tiranës.