spot_img
E mërkurë, 8 Tetor, 2025
17:06
HomeKosovaPrishtinaNgec Përparim Rama, dje nisi punimet sot iu bllokuan

Ngec Përparim Rama, dje nisi punimet sot iu bllokuan

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Inspektorati i trashëgimisë kulturore ka ndaluar punimet e nisura të hënën në sheshin “Xhorxh Bush” në kryeqytet.

Gjatë së mërkurës, pllakatës së projektit i është vendosur njoftimi për ndalim të punimeve, e cila nënkupton ndalimin e punimeve deri sa Komuna të çojë projektin në Institutin e Kosovës për Mbrojtje të Monumenteve dhe të marrë miratim për projekt, atëherë mund të nisë puna nën mbikëqyrjen e institucioneve të trashëgimisë kulturore.

- Advertisement -

Të hënën, kryetari i Komunës, Përparim Rama, promovoi nisjen e punimeve pa e marrë pëlqimin nga Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve.

- Advertisement -

Punimet në këtë bulevard zhvillohen midis monumenteve si hoteli “Grand”, Rektorati i Universitetit të Prishtinës, Radio-Kosova dhe Biblioteka Kombëtare e Kosovës.

Ligji për Trashëgiminë Kulturore, i miratuar qysh më 2006, përcakton se për çdo intervenim në pronat e trashëgimisë kulturore ose ato afër tyre kërkohet pëlqim ose leje nga institucioni kompetent.

Në këtë rast institucion kompetent është Instituti i Kosovës për Trashëgimi Kulturore.

Projekti për të cilin është kontraktuar kompania nga Shqipëria “Salillari” dhe disa kontraktues të tjerë nga Kosova ka peshë financiare prej 18 milionë e 400 mijë eurosh.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat